Dukagjini ka pësuar humbje 1-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se kjo humbjes vështirë se pranohet, duke ditur se tashmë kanë vetëm një pikë.
“Është humbje që vështirë pranohet. Po pranojmë gola shumë të lehtë. Sa i përket lojës jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, ka deklaruar pas ndeshjes për ArtSport trajneri i skuadrës nga Klina.
“Jemi munduar t’i kundërvihemi kundërshtarit që është në moment kulmor. Kishim mundësi me kundërsulme, dy-tri herë kemi zënë kundërshtarin”.
“Patëm mundësi më shumë se kundërshtari, por po na mungon qetësia dhe pasimi përfundimtar”.
“Po shpresojmë që gjatë javës të rikuperohen gjithë lojtarët dhe të jenë gjithë lojtarët në gjendje optimale”.
“Unë jam i kënaqur me lojtarët që ishin sot në fushë. E dhanë maksimumin. Sot nuk ishte loja për t’u humbur. Taktikisht ishim të vendosur mirë. E kemi përgatitur lojën që me kundërsulme të godasim kundërshtarin. I patëm mundësitë tona”, ka shtuar Dallku. /Telegrafi/