Site icon Telegrafi

Dallku i kënaqur me fitoren e Dukagjinit ndaj Prishtinës

Dukagjini ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një hakmarrje e klinasve për eliminimin nga Kupa e Kosovës që i shkaktoi Prishtina.

Pas ndeshjes trajneri i klinasve, Armend Dallku ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren dhe lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Jam shumë i kënaqur, pasi kishim kundërshtar direkt sa i përket renditjes në tabelë. Kishim marrë masa pas ndeshjes për Kupë”.

“Po besoj që dikujt po i pengon që Dukagjini po luan mirë, po fiton pikë. Mendoj se duhet të gëzojnë respekt të gjithë për Dukagjinin. Duhet ta rregullojmë fushën, pasi ndryshe është futbolli në fushë sintetike ndryshe natyrale”.

Lexo po ashtu Dukagjini i hakmerret Prishtinës për eliminimin nga Kupa, e mposht në kampionat

“Në ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Fadil Vokrri’ shihen skuadrat, pasi është vështirë t’i bësh ballë ekipit tonë. Kishim raste edhe për ta dyfishuar rezultatin, kurse kundërshtari nuk kishte të njëjtën gjë”, ka thënë Dallku.

Tutje Dallku ka thënë se Dukagjini është rritur shumë prej ardhjes së tij në klub.

“Kemi ardhur me projekt, kemi pranuar të punojmë kur Dukagjini ishte i fundit, ndërsa kemi arritur të bëhemi finalist të Kupës, kemi mbetur në Superligë dhe kemi bërë prurje për të qenë konkurrent në këtë garë”, është shprehur Dallku. /Telegrafi/ 

Exit mobile version