Site icon Telegrafi

Dallku: Kemi bërë progres, fitoret do të vijnë shpejtë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është prononcuar pas barazimit që ekipi i tij e arriti ndaj Ballkanit me rezultat 1-1.

Ai vuri theksin te progresi që ka pasur kohëve të fundit ekipi nga Klina.

“Ne gjithmonë bëjmë analizat tona dhe kemi progres, ndonëse me rezultate jemi aty. Kemi shumë raste shënimi dhe është e paimagjinueshme që nuk bëhen gola”, ka thënë fillimisht Dallku.

Tutje, ai pati disa fjalë për sulmuesin e ekipit Altin Mërlaku, të cilit tha se i kanë kërkuar që të jetë më konkretizues para portës.

Lexo po ashtu Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët në “18 Qershori”

“Sot kemi shënuar gol nga një skemë e përgatitur. Kemi kërkuar nga Mërlaku të jetë konkretizues. Djemtë duhet të jenë të qetë. Kemi lënë të keqen prapa dhe fitoret do të vijnë shpejtë”, përfundoi Dallku.

Pas pesë xhirosh në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini ka grumbulluar 3 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit, më saktësisht në pozitën e 9-të.

Ndeshjen e radhës ata do të jenë përsëri nikoqir kësaj radhe të ekipit të Fushë Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version