Telegrafi

Dallku flet pas infektimit të shtatë anëtarëve të Prishtinës me COVID-19

Shtatë pjesëtarë të KF Prishtinës kanë rezultuar të infektuar nga coronavirusi.

Trajneri Armend Dallku për RTV Dukagjinin thotë se infektimi ka mundur të prek edhe më shumë klubin.

“Janë të infektuar dy futbollistë të ekipit të parë dhe një futbollistë i moshës së re. Pjesa tjetër janë staf i skuadrës. Të gjithë janë në vet izolim në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së”.

Dallku thotë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe sipas tij disa prej tyre as vet nuk e kanë besuar se janë të prekur pasi nuk kanë fare simptoma.

Trajneri thotë se kanë insistuar që testet të bëhen para grumbullimit në mënyrë që të mos vjen puna që para ndeshjes të humbin ndonjë lojtarë të rëndësishëm.

“Po shpresojmë që gjithë stafi i infektuar të na bashkohen sa më shpejt pasi janë të nevojshëm për skuadrën”.

Dallku thotë se kushtet atmosferike pak e kanë penguar skuadrën në përgatitjet që Prishtina po i bënë për të luajtur në Ligën e Evropës.

Ai thotë se mbetet problematike si do të jetë situata me udhëtimet pasi do të kërkohen testimet e ri testime për coronavirus.

“Shpresojmë që ndeshje e parë të na bie në shtëpi”, tha ndër të tjera Armend Dallku./Telegrafi/