Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur në duel me Drenicën (1-0).
Në anë tjetër Dallku ka thënë se ka mbetur me shije të hidhur nga ndarja e drejtësisë, derisa pretendon se janë dëmtuar në disa raste gjatë kësaj ndeshje
“Këso fitore na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar. Besuam deri në fund që mund të shënojmë dhe falë besimit të futbollistëve i’a dolëm”.
“Nuk dua që të arsyetohem dhe të ankohem në ndarjen e drejtësisë, por ne sot u dëmtuam në mënyrë drastike dhe këto gabime nuk guxojnë të ndodhin, sidomos në këtë fazë garash”, ka thënë Dallku për “Super Sport Kosova”.
Me këtë fitore kryeqytetasit tashmë numërojnë 57-të pikë, një më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/