Site icon Telegrafi

Dallku: E dominuam kundërshtarin, skuadrat tjera duhet të frikësohen nga Prishtina

Prishtina është fituese e derbit të xhiros së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit para adhuruesve të vet kanë mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0.

E për këtë takim pas ndeshjes foli kryetrajneri i Prishtinës, ARmend Dallku duke thënë se kanë dominuar kundërshtarin.

“E dominuam ndeshjen duke krijuar shumë raste shënimi. Nuk dua të bëhem modest, por sot ishim një shkallë më lart se kundërshtari, pasi që e kufizuam duke mos i lënë as edhe një rast të vetëm për gol”, tha Dallku pas ndeshjes.

Tutje tekniku vushtrrias i kryeqytetasve tha se Prishtinës duhet t’ia kenë frikën të gjitha skuadrat tani e tutje.

“Tani e tutje Prishtinës duhet t’ia kenë frikën çdo skuadër”, u shpreh Dallku që tregoi edhe disa probleme të ekipit.

“Kemi probleme me finalizimin e aksioneve, por shpresojmë që nga ndeshjet e radhës skuadra do të zhbllokohet dhe të shënojë më shumë gola”, përfundoi Dallku.

Prishtina pas 11 ndeshjeve në Superligën e Kosovës zë pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë, katër më pak se lideri Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version