Telegrafi

Dallku: Dikush nuk po e dëshiron Prishtinën në garë për titull

Pas ndeshjes së tensionuar mes Gjilanit dhe Prishtinës (2-1), për RTV Dukagjinin ka folur trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.

Dallku thotë se e kanë pritur që gjyqtari i caktuar për atë ndeshje do ta dëmtojë skuadrën e Prishtinës.

Trajneri i Prishtinës thotë se ka qenë shumë i dëmtuar nga spreji edhe për shkak të gjatësisë.

Ai thotë se për shkak të ngjarjeve është alivanosur edhe bashkëshortja e tij që është shtatzënë.

“Jemi dëmtuar edhe më herët por tashmë është e ditur se dikush nuk e dëshiron Prishtinën në garë për titull. Është e padrejtë që t’iu hahet djersa e futbollistëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Dallku thotë se një fitore si ajo e djeshmja nuk i duhet as Gjilanit e as Superligës së Kosovës.

Trajneri i Prishtinës thotë se për fat të keq gjyqtarët më të mirë të Superligës nuk janë duke u deleguar në ndeshjet e fundit./Telegrafi/