Administrata e kaluar amerikane në krye me Donald Trump, shpesh konfrontohej me mediat lidhur me raportimet, duke akuzuar gazetarët se kinse po trillojnë lajme dhe po përhapin dezinformata sa i përket politikave të Trump.
Në anën tjetër presidenti i ri Joe Biden, është zotuar se do të bëjë gjithçka që SHBA-ve t’ia rikthej imazhin që e kishte para se të vinte në pushtet Trump, transmeton Telegrafi.
Se qasje më të ashpër kishte administrata e Trumpit me mediat e dëshmon edhe një video ku shihet zyrtari për informim i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer duke akuzuar mediat për shtrembërim të deklaratave.
E krejt të kundërtën është duke e bërë kolegia e tij Jen Psaki që shërben në administratën e Bidenit, ku u bën thirrje gazetarëve të raportojnë të vërtetën dhe se një gjë e tillë është e garantuar në vendet demokratike – duke i inkurajuar të vazhdojnë me punën e tyre. /Telegrafi/