Telegrafi

Dallimet në menaxhimin e buxhetit familjar ndërmjet grave dhe burrave

Instituti GAP, sot organizon tryezën “Dallimet në menaxhimin e buxhetit familjar ndërmjet grave dhe burrave”.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 26.000 familje, të cilat marrin ndihmë sociale, që përbëjnë afro 10% të të gjithë familjeve në Kosovë. Vetëm 32% e bartësve të ndihmave sociale janë gra ndërsa 68% janë burra.

Instituti GAP ka analizuar në mënyrë kuantitative dallimet në mes të grave dhe burrave kryefamiljarë në shpenzimin e buxhetit familjar. Ky studim rekomandon orientimin e ndihmës shtetërore tek kryefamiljarët që e përdorin atë në mënyrë më racionale.

Të gjeturat tregojnë se gratë kryefamiljare shpenzojnë më shumë nga buxheti i familjes në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, sikurse në edukim dhe shëndetësi, ndërsa, burrat kryefamiljarë shpenzojnë më shumë për konsum, ku më të theksuara janë shpenzimet për duhan, ushqim dhe pije. /Telegrafi/