Telegrafi

Dallimet mes Trump dhe Obama-s, kur flitet për femrat (Video)

Kandidati Republikan për president, Donald Trump është bërë i njohur për deklaratat e tij seksiste dhe shpesh edhe fyese ndaj femrave.

Nga ana tjetër, presidenti aktual i SHBA, Barack Obama njihet si një person i kujdesshëm në ato çfarë thotë, e veçanërisht kur flitet për gratë.

Videoja më poshtë i sjell ata të dy përballë njëri tjetrit, me deklaratat e ndryshme të tyre në lidhje me femrat.

Ndërsa Trump i drejtohet njërës prej konkurrenteve në reality show-n e tij, “Celebrity Apprentice,” me fjalët: “Ti u ule në gjunjë. Duhet të ketë qenë një pamje fantastike, ti duke u ulur në gjunjë”, Obama nga ana tjetër dëgjohet të thotë në një nga fjalimet e tij: “Ne të gjithë duhet ta ngremë zërin më tepër se ata, të cilët u thonë vajzave tona se nuk janë aq të mira sa duhet. Se ato duhet të arrijnë një paraqitje të caktuar, apo se duhet të sillen në një mënyrë të caktuar”. /Tema/

https://www.youtube.com/watch?v=Zj12w-NKVls