Telegrafi

Dallimet ekstreme, në SHBA po “ngrin” gjithçka nga temperaturat e ulëta – në Australi po “digjet” nga i nxehti (Video)

Në dy vende plotësisht të ndryshme të botës ditëve të fundit janë duke mbretëruar temperatura ekstreme. Në Çikago këto ditë pritet të ulen temperaturat që do të jenë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Në anën tjetër në Australi vala e të nxehtit ka goditur vendin, e në SHBA nga i ftohti kanë humbur jetën 8 persona. Temperaturat në Çikago sot kanë rënë në minus 45 gradë celsius, derisa në Dakotën e Veriut është regjistruar temperatura prej minus 64 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat pritet të ulen edhe më shumë gjatë ditëve në vijim në SHBA. E për dallim nga SHBA-të, në Australi vala e të nxehtit ka goditur vendin dhe po konsiderohen si temperaturat më të larta që janë regjistruar në 30 vitet e fundit, e që kanë arritur në 50 gradë celsius.

Si rezultat i temperaturave të larta shumë lumenj janë tharë e qindra kafshë janë gjetur të ngordhura, pasi nga dehidrimi kishin luftuar me ditë të tëra derisa nuk i mbijetuan më. /Telegrafi/