Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin ku një anije mundohet t’i mbijetojë përplasjes së dallgëve 30 metra të larta, të cilat çdo moment e dridhnin sikur të ishte një lodër për fëmijë.
Pamjet e filmuara në veri tregojnë se kapiteni i anijes lufton me të gjitha forcat që të shpëtojë anijen si dhe ekuipazhin brenda që ishte nga dallgët rrëqethëse që e godisnin pa ndërprerë, transmeton Telegrafi.
Por, një gjë është e sigurt që po të ishte më e vogël anija, ajo sigurisht nuk do t’i mbijetonte përplasjes së dallgëve dhe erërave të forta që e lëviznin herë në anën e majtë e herë në të djathtë.
Videoja e publikuar në YouTube është shikuar nga mbi 5.4 milionë persona nga e mbarë bota, të cilët ishin kurioz të dinin se si kishte vepruar kapiteni i anijes në këtë rast dramatik. /Telegrafi/