Telegrafi

Dallavere në tenderët për riparimin e automjeteve zyrtare

Policia e Kosovës i ka paguar 29.25 centë për ndërrimin e filtrit të naftës për veturat të tipit Golf V, të cilat i shfrytëzojnë për punët operative.

Dogana të njëjtin filtër për të njëjtën veturë e ka paguar 47.5 euro. Kjo e fundit e ka paguar një filtër të naftës për 352 për qind më shtrenjtë se ATK-ja, e cila të njëjtën pjesë e kishte blerë për 10.5 euro.

Ky është vetëm një shembull që është shkëputur nga një listë e gjatë e pjesëve të veturave që Auditori i Përgjithshëm i ka krahasuar me çmimet që janë paguar nga Policia e Kosovës, Dogana, ATK-ja dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“ATK-ja do të kishte kursyer 3.649 euro sikur artikujt e servisit të rregullt siç janë filtrat nafta, vaji, ajri dhe klima si dhe gurtnet e frenimit, t’i kishte blerë duke marrë parasysh çmimet e tregut. Dogana do të kishte kursyer shumën prej 13.305,00 euro sikur artikujt e cekur më lart të ishin blerë duke marrë parasysh çmimet e tregut… KGjK-ja për tipat e veturave “Toyota 4 Runner” dhe “Nissan Terrano” do të mund të kursente 7.530 euro ose 32% të shpenzimeve totale për këto pjesë sikur në të tri regjionet të furnizohej me çmime të tregut”, thuhet në raportin e Auditorit. /Telegrafi/