Telegrafi

Dallas triumfojnë edhe në ndeshjen e tretë, vetëm një fitore larg finales së madhe

Dallas Mavericks kanë triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat 116:107 duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe të NBA.

Mavs tani kanë ngritur epërsinë në 3-0 në përballje me Timberwolves dhe janë vetëm një fitore larg finales.

Slloveni Luka Doncic zhvilloi një ndeshje brilante duke e mbyllur me 33 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.

Ndërkohë Kyrie Irving shtoi të njëjtin numër pikësh me katër asistime dhe tre kërcime. Washington e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, dhe Jones shtoi 11 pikë me dy kërcime dhe dy asistime.

Për Timberwolves, Anthony Edwards ishte më i miri me 26 pikë dhe nëntë kërcime dhe asistime, i ndjekur nga Conley me 16 pikë dhe katër asistime. McDaniels shënoi 15 pikë ndërsa Reid dhe Towns shënuan secili nga 14 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e katërt është planifikuar në Dallas kur Mavs do të kenë një shans për të kaluar në finalet e mëdha të NBA. /Telegrafi/