Dallas Mavericks ka marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit, pasi kanë mposhtur Minnesota Timberwolves me rezultat 108:105.
Minnesota e hapi më mirë ndeshjen, pati një avantazh të vogël, por Dallas nuk u dorëzua dhe e mbajti ndeshjen të barabartë deri në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultatin 62:59 për vendasit.
Dallas vazhdoi të luajë pak më mirë në pjesën e dytë, dhe para çerekut të fundit, Minnesota kishte ende një avantazh, ndonëse me një pikë.
Në çerekun e fundit Mavericks luajtën maksimumin e deritanishëm, kurse Luka Doncic ishte disponuar, i cili shënoi 15 pikë në atë pjesë të ndeshjes.
Mavs take Game 1 in Minnesota!
Game 2: Friday, 8:30pm/et on TNT
The #NBAConferenceFinals continue Thursday at 8pm/et on ESPN pic.twitter.com/7HzlOZal7r
— NBA (@NBA) May 23, 2024
Në fund, pas shumë dramave dhe përmbysjeve, fitorja shkoi te mysafirët me tre pikë diferencë.
Luka Doncic ishte lojtari më i mirë për Dallasin me 33 pikë, ndërsa me 30 pikë të tjera dha kontribut të madh Kyrie Irving.
Jaden McDaniels ishte më i miri te skuadra vendase me 24 pikë, por basketbollistët e tjerë si Anthony Edwards apo Karl Anthony Towns nuk ishin në natën e tyre më të mirë.
Ndeshja e dytë e serisë së finaleve të Konferencës Perëndimore të NBA, sërish në Minneapolis, do të luhet të shtunën në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale. /Telegrafi/