Site icon Telegrafi

Dallas merr fitore me dy pikë epërsi ndaj Lakers, triumfojnë edhe Nuggets dhe Suns

Mbrëmë në NBA u luajtën pesë ndeshje dhe në qendër të vëmendjes ishte dueli mes Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, i cili përfundoi me fitoren e Mavericks me rezultat 127:125.

Ka qenë një duel shumë i barabartë ku në sekondat e fundit u vendos fituesi që ishte skuadra nga Teksasi.

Më meritori për për këtë fitore të skuadrës vendase ka qenë ylli slloven Luka Doncic që e mbylli ndeshjen me 33 pikë e duke shtuar hiq më pak se 17 asistime.

Paraqitje jashtëzakonisht të mirë te vendasit pati edhe Tim Hardaway që e mbylli ndeshjen me 32 pikë.

Anthony Davis te mysafirët ishte më efikasi me 37 pikë e 11 kërcime, derisa LeBron James shtoi 33 pikë të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për të marrë fitore.

Denver Nuggets e mposhti Chicago Bulls me rezultat 114:106 derisa Phoenix Suns triumfoi ndaj Golden State Warriors me tre pikë diferencë 119:116 .

LA Clippers shënuan fitore me 20 pikë diferencë ndaj Sacramento Kings 119:99, ndersa Boston Celtics ishin më të mirë se Cleveland Cavaliers duke triumfuar me rezultat 120:113. /Telegrafi/

Exit mobile version