Telegrafi

Dallas Mavericks shkatërron Minnesota Timberwolvesin, bashkohet me Boston Celtics në finalen e NBA

Dallas Mavericks u kualifikua në finalet e mëdha të NBA pasi mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultat 124:103 mëngjesin e sotëm (e premte), duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-1 finalen e Konferencës Perëndimore.

Dallas pati një fillim fenomenal në ndeshjen e sotme, e cila u luajt në Target Center në Minneapolis dhe tashmë pas çerekut të parë kishte një avantazh prej 16 pikësh. Vlen të theksohet se slloveni i shkëlqyer Luka Doncic shënoi 20 pikë në çerekun e parë.

Minnesota ishte e tronditur, asgjë nuk po shkonte siç duhej, kështu që deficiti vetëm sa u rrit dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 69:40 për Dallasin.

 

Skuadra vendase tregoi dhëmbët në pjesën e dytë në të cilën ishin shumë më mirë, por e gjithë kjo nuk mjaftoi për asgjë.

Në fund të lojës ata arritën të zbusnin sikletin, ndërsa Dallas mund të fillonte të festonte pas fitores 123:103.

Mavericks u çuan në finalen e madhe nga Doncic dhe Kyrie Irving. Të dy shënuan nga 36 pikë, ndërsa slloveni shtoi edhe 10 kërcime.

Karl-Anthony Towns ishte i vetmi në formë te Minnesota me 28 pikë dhe 12 kërcime.

Dallas do të luajë kundër Boston Celtics në finalen e madhe të NBA dhe ndeshja e parë e serisë do të luhet mëngjesin e së premtes së ardhshme. /Telegrafi/