Telegrafi

Dallas Mavericks përsëri triumfojnë përballë Lakers

Dallas Mavericks ka marrë fitoren e dytë radhazi ndaj Los Angeles Lakers.

Dy skuadrat janë përballur në dy ndeshje radhazi në American Airlines Center dhe vendasit përsëri triumfuan, kësaj radhe me 15 pikë diferencë, 108:93.

Qendra kanadeze, Dwight Powell ka qenë më meritori për këtë fitore të Mavericks, pasi shënoi 25 pikë dhe pati nëntë kërcime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Finney-Smith me 21 pikë si dhe Luka Doncic që shtoi 18 pikë e 13 asistime.

Ndërkohë tek skuadra mysafire më efikasi ishte Ben McLemore me 20 pikë, derisa Anthony Davis kontribuoi me 17 të tjera. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Detroit Pistons 115:109
Miami Heat – Chicago Bulls 106:101
New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs 108:110

 

Dallas Mavericks – Los Angeles Lakers 108:93

 

Utah Jazz – Minnesota Timberwolves 96:101
Denver Nuggets – Houston Rockets 129:116