Ekipet Dallas Mavericks, Detroit Pistons dhe Indiana Pacers kanë arritur fitore shumë të rëndësishme në luftën për ‘Play-Off’ në NBA.
Në një luftë të drejtpërdrejtë, ndoshta ballafaqimi vendimtar, Dallas para shikuesve të vetë triumfoi kundër Houston Rockets me rezultat 88:86, e cila ishte edhe fitorja e pestë radhazi.
Tani Mavericks kanë bilanc pozitiv me 40 fitore dhe 38 humbje, ndërsa ndjekësit më të afërt janë Utah me 39-39, kurse Rockets 38-40, raporton Telegrafi.
Lojtari më efikas te Dallas ishte Jay-Jay Bare me 27 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime.
“Unë dua të luaj shpejtë, por ritmi i ngadalshëm tani na përshtatet dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë të luajmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Barea pas triumfit në derbin teksasian.
Për vendasit me lojë të mirë u paraqit edhe Matthews me 16 pikë, Devin Harris 10 pikë dhe Dirk Nowitzki shtoi vetëm 7 pikë.
Te Houston, më efektivi ishte James Harden me 26 pikë, ndërsa Howard realizoi ‘double-double’ 14 pikë dhe 16 kërcime. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
L.A. Lakers – L.A. Clippers 81:91
Dallas – Houston 88:86
Portland – Oklahoma City 120:115
New York – Charlotte 97:111
Boston – New Orleans 123:109
Orlando – Detroit 104:108
https://www.youtube.com/watch?v=KEq0XdQkAmQ