Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Një prej ndeshjeve derbi është zhvilluar në palestrën sportive të Chicagos, United Center.
Bullsat kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër Dallas Mavericks me rezultat 103-98.
Vetëm çereku i tretë i ka takuar vendasve gjersa në tre të tjerët më të mirët u treguan mysafirët, e cila rezultoi me fitoren e re.
Basketbollisti më efikas te Dallasi ishte Zach LaVine me 26 pikë gjersa Jabari Parker i shtoi 16 sosh. Dy më pak i realizoi Justin Holiday.
Harrison Barnes ishte realizatori më i mirë te ‘demat’ me 23 pikë kurse J.J. Barea i shtoi 14 pikë.
Pas kësaj, Chicago bilanc prej katër fitoreve dhe dhjetë humbjeve ndërsa Dallasi ka një triumf më tepër se kundërshtari dhe ka regjistruar tetë pësime.
Në takimin e radhës Bullsat do të takohen me Boston Celtics dhe Maverciksat do të luajnë kundër Utah Jazz. /Telegrafi/