Pasionet rreth transferimit të Luka Doncicit nga Dallas Mavericks te Los Angeles Lakers po qetësohen dhe mënyra se si ish-klubi i tij i tha lamtumirë është veçanërisht interesante.
Ngjarjet e dy ditëve më parë tronditën të gjithë botën e basketbollit sepse Luka Donçic kishte mbërritur tashmë në Los Angeles ku filloi të mësohej me klubin dhe qytetin e tij të ri.
Teksa pret rikuperimin nga lëndimi dhe rikthimin në fushë me fanellën e klubit të ri, Dallas vazhdon të vajtojë largimin e tij. Nëse ka ndonjë gjë, janë fansat që nuk i falin drejtuesit e klubit për këtë lloj lëvizjeje.
Në të njëjtën kohë, Dallas Mavericks postoi një video zemërthyese të lamtumirës së Donçicit në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
It was an honor to watch The Magician work 🪄 #MFFL pic.twitter.com/xnqYnuf2Eg
— Dallas Mavericks (@dallasmavs) February 3, 2025
Nderimi për basketbollistin slloven pasqyrohet në postimin, në të cilin momenti më i trishtë është skena e fundit, ku shihet Donçic i mbetur vetëm me atlete në dhomat e zhveshjes së Dallasit.
“Ishte një nder të shikoja magjistarin duke e bërë këtë”, ka shkruar Dallas me një video të lëvizjeve të shkëlqyera të Luka Doncic gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/