Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Një prej ndeshjeve kryesore ishte mes Dallas Mavericks dhe Houston Rockets, i cili konsiderohet edhe derbi i shtetit të Texasit.
Mavericks arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së ‘raketave’ me rezultat 128-108.
The Mavs posted their highest offensive rating in a game (133.3) in more than THREE YEARS tonight. Read about how it happened in the @wingstop Fast Break!
➡️: https://t.co/13gDQB1zyi pic.twitter.com/eI5DexDsw8
— Dallas Mavericks (@dallasmavs) November 29, 2018
Vetëm çereku i parë i takoi vendasve gjersa në tri të tjerët dominuan Mavs, e cila rezultoi me fitoren e radhës në NBA.
Basketbollisti më efikas te skuadra bardhekaltër ishte Luka Doncic me njëzet pikë. Po kaq i realizoi edhe Devin Harris.
Te kuqebardhët më i miri ishte me James Harden, i cili regjistroi ‘triple-double’ në saje të 25 pikëve, 11 asistimeve dhe 17 kërcime. Daniel House, Clint Capella dhe James Ennis III shënuan secili nga 18 pikë.
Pas kësaj, Dallas ka bilanc prej dhjetë fitoreve dhe nëntë humbjeve ndërsa për Houstonin ishte humbja e 11 kundrejt nëntë triumfeve.
Ndërkohë, Mavericks në takimin e radhës do të luajë kundër Los Angeles Lakers kurse Rockets do të ballafaqohet me San Antonio Spurs. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte 108-94 Atlanta
Philadelphia 117-91 New York
Milwaukee 116-113 Chicago
Minnesota 128-89 San Antonio
New Orleans 125-104 Washington
Oklahoma City 100-83 Cleveland
Brooklyn 91-101 Utah
Portland 115-112 Orlando
L.A. Clippers 115-99 Phoenix