Telegrafi

Daljet e buxhetit të Maqedonisë për vitin e kaluar ishin sa 1/3 e BPB-së

Sipas të dhënave të Ministrisë së financave, në vitin 2015, dajlet nga Buxheti arritën 180632 milionë denarë, që d.m.th 32.7% e Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB), transmeton Telegrafi.

Shpenzimet e tanishme nga 161968 milionë denarë janë rritur për 7.7%, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2014. Në këto shpenzime dimonojnë transferet që arrijnë 112734 milionë denarë dhe të njejtat janë 62.4% e daljeve të përgjithshme.
Pagat dhe kompenzimet janë realizuar deri më 24685 milionë denarë, transferet sociale janë realizuar deri 82903 milionë denarë, kurse transferet drejt Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPI) përfshijnë pjesën më të madhe të transferit social me 50282 milionë denarë.

Në periudhën janar – dhjetor 2015, deficiti buxhetor i Maqedonisë arriti në 19425 milionë denarë, ose 3.5% e BPB-së, kurse deficiti në buxhetin qendror arriti në 16261 milionë denarë./Telegrafi/