Site icon Telegrafi

Dalje e ulët e votuesve në Preshevë e Bujanoc deri në orën 16:00

Mbi pesë mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në Preshevë deri në orën 16:00.

“Dalja e votuesve deri në orën 16:00 është 5.077 apo 11.71 për qind”, tha për KosovaPress kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Preshevë, Alban Mehmeti.

Ndërsa, në Bujanoc deri në këtë orë kanë votuar 27.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, sipas kryesuesit të KKZ-së në këtë komunë, Fejzi Beqiri.

Lexo po ashtu ​Serbë nga Mitrovica në shërbim të vjedhjes së votave për Vuçiqin

Ndryshe, shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garojnë me listat “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Exit mobile version