Telegrafi

Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive

Çmimet masatare të shtëpive në Shtetet e Bashkuara ranë me rreth 9 për qind vitin e kaluar. Në pjesën më të madhe kjo ndodhi për shkak të një numri rekord njerëzish që nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesën mujore ndaj bankës, apo të rimarrjes nga bankat të pronësisë së shtëpive, të cilat blerësit nuk ishin më në gjendje t’i paguanin.

Vitin e kaluar pati 2,3 milionë shtëpi që u morën në pronësi nga bankat, ngaqë pronarët nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesën mujore për kredinë bankare.

Profesori i ekonomisë pranë Insitutit "Carnegie Mellon", Alan Meltzer, është i një mendimi me Presidentin Obama dhe këshilltarët e tij kryesorë se rimëkëmbja e ekonomisë nuk do të fillojë, pa u stabilizuar çmimet e shtëpive.

Duke folur në një forum që u mbajt dje në Washington, zoti Meltzer tha se shkurtimi i taksave duhet të përdoret si një masë për stimulimin e tregut të shtëpive.

"Le të japim një përfitim nga taksat, për t’i lejuar njerëzit ta shpenzojnë për shumën e nevojshme për të blerë një shtëpi, në se ata blejnë një shtëpi ekzistuese, por le ta bëjmë këtë vetëm vitin e ardhshëm", – tha ai./woa/