Site icon Telegrafi

Dalja në Tetovë deri ora 10:00 mbërrin 4.83%

Sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti ka thënë se deri tani kanë dalë 4.83% apo 4.003 votues, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Deri në këto momente, procesi i votimit ka shkuar siç duhet dhe nuk ka pasur parregullësi dhe nuk kemi pasur probleme. Të gjitha vendvotimet kanë qenë të hapura në ora 07:00. Nga 82.798 votues kanë dalë: 4.003 votues apo 4.83%” tha Nazmi Dauti, sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Pritete që në orët në vazhdim të ketë dalje më të madhe të votuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version