Telegrafi

Dalja në Studeniçan është mbi 42 përqind, votimi do të vazhdojë deri në ora 20:00

Procesi i votimit në disa vendvotime në Komunën e Studeniçanit do të vazhojë edhe pas orës 19:00.

Siç njoftojnë nga KSHZ, dalja në këtë komunë deri në ora 18:30 është 42.79 përqind, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa raportohet se në fshatin Pagarush të kësaj komune votimi do të vazhdojë deri në ora 20:00.

Përndryshe, në gjithë shtetin dalja në zgjedhje është 49,19% apo 808,268 nga 1.824.864 votues gjithëse sa janë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/