Site icon Telegrafi

Dalja në Gostivar deri në ora 13:00 mbërrin 18.21%

Në komunën e Gostivarit, sipas të dhënave të Komisionit komunale zgjedhor deri në ora 13 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.448 persona ose 18.21 për qind.

Procesi zgjedhor në këtë komunë të Pollogut deri në këtë orë po zhvillohet pa probleme dhe pa ndërprerje të procesit zgjedhor. Komisioni ka regjistruar disa probleme teknike në disa vendvotime, por procesi zgjedhor nuk është ndërprerë.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët votojnë në 121 vendvotime. Në komunën e Vrapçishtit në 39 vendvotime kanë votuar 3.848 persona ose 15.17 për qind nga 25.377 persona në listë.

Në komunën Mavrovë – Rostushë deri në orën 13 në votim kanë dalë 1.731 persona, ose 17.5 për qind, në komunën më të vogël sipas numrit të votuesve në rajonin e Gostivarit, në listën zgjedhore janë të regjistruar 9.847 persona të cilët votojnë në 39 vendvotime./Telegrafi/

Exit mobile version