Telegrafi

Dalja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve është 37.88 për qind, fillon publikimi i rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ishte i qetë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Radoniqi tha se sipas të dhënave preliminare deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 475 mijë e 751  qytetarë apo 37.88%  nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së më tej shtoi se tashmë në ueb faqen e KQZ-së kanë filluar të shfaqen edhe rezultatet preliminare në ato komuna ku ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Radoniqi shtoi se tashmë ka fillua edhe afati 24 orësh për ankesa në PZAP.  Rezultatet preliminare të KQZ-së mund ti shihni KËTU. /Telegrafi/