Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ishte i qetë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.
Radoniqi tha se sipas të dhënave preliminare deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 475 mijë e 751 qytetarë apo 37.88% nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.
Kryetari i KQZ-së më tej shtoi se tashmë në ueb faqen e KQZ-së kanë filluar të shfaqen edhe rezultatet preliminare në ato komuna ku ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.
Radoniqi shtoi se tashmë ka fillua edhe afati 24 orësh për ankesa në PZAP. Rezultatet preliminare të KQZ-së mund ti shihni KËTU. /Telegrafi/