Telegrafi

Dalja e Britanisë nga BE shkakton problem edhe Realit dhe Bales

Referendumi në Britani për dalje nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë probleme edhe për të ardhmen e Gareth bale tek Real Madridi.

Uellsiani tani do të bëhet një lojtar që nuk i takon BE-së ndërsa rregullat në Spanjë thonë se ekipet mund të kenë vetëm tre lojtarë që nuk janë shtetas të BE-së, shkruan Goal.com

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Reali tashmë vetëm e ka arritur këtë kuote me James Rodrigues, danilo e Casemiro.

Real-i më herët i kishte ofruar Bale një kontratë të re afatgjate.

Por kjo tashmë mund të jetë një problem i ri për Zidane pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja. /Insajderi/Telegrafi/