Janë 1,874 emigrantë shqiptarë nga Shqipëria dhe 118 nga Kosova në SHBA rrezikojnë të dëbohen pas urdhrit të presidentit Trump për depërtimin e emigrantëve të paligjshëm.
Lista është publikuar në Fox News më 27 janar.
Të paktën, kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fox News”, duke cituar dokumentin zyrtar të ICE-së të lëshuar në nëntor të vitit që lamë pas.
Administrata Trump, e cila mori detyrën këtë muaj, ka nisur një fushatë agresive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
Pas betimit në detyrë, Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se për disa individë mund të mos jetë e sigurt që do të rrinë në vendet e origjinës.
Por, po ashtu, presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqij” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.
Në Guantanamo pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona.
Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku tashmë strehohen emigrantë do të jetë e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit për terrorizëm dhe do të përdoret për Haitianët dhe Kubanët të kapur në det./Euronews Albania/