Site icon Telegrafi

Dalin rezultatet edhe për Mitrovicë – diferencë e madhe mes Vetëvendosjes dhe partive tjera

Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka fituar bindshëm edhe në Mitrovicë, më 63.04%

Partia Demokratike e Kosovës është radhitur e dyta me 25.41%, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës e treta më 6.36%, transmeton Telegrafi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1.49% Nisma Socialdemokrate 0.99%.

Në Mitrovicë qendra të vendvotimit kanë qenë 95.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Deçan, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj, ndërkohë KQZ është duke vazhduar me numërimin e të gjitha votave edhe në komuna tjera, kurse gjatë ditës së sotme pritet publikimi i rezultateve preliminare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version