Site icon Telegrafi

Dalin rezultatet e para për Komunën e Tetovës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Në Komunën e Tetovës, sipas të dhënave të KSHZ-së, me 5.13 përqind të votave të numëruara:

Teuta Arifi ka 535 vota (34.853%)

Bilall Kasami ka 930 vota (59.54%).

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version