Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë dalë negative rezultatet e coronavirusit te pacientja që sot në mëngjes është paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup.
Pacientja ka udhëtuar nga rajoni kritik i Italisë veriore dhe ka hyrë në Maqedoni më 26 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tani për tani nuk ka rast të ri me coronavirus. E vetmja paciente që po shërohet në Klinikën Infektive nga coronavirusi është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Vazhdojmë në mënyrë të rregullt ta njoftojmë opinionin. S’ka hapësirë për panik. Ju bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/