Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është rikthyer në stërvitje të martën për herë të parë që kur deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford.
Muajin e kaluar, portugezi tronditi Unitedin në thelb duke i kërkuar klubit që ta linte të largohej nëse do të vinte një ofertë e kënaqshme për të.
Vendimi erdhi pasi United kishte një sezon të mjerueshëm në 21/22 që i pa ata të përfundojnë në vendin e gjashtë në Ligën Premier, që do të thotë se ata do të luajnë në Ligën e Evropës.
Si rezultat i dështimit të tyre për të siguruar një vend në kompeticionin kryesor të Evropës, Ronaldo e bëri të qartë se e sheh të ardhmen e tij larg nga Old Trafford. 37 -vjeçari dëshiron të jetë sfidues për trofetë kryesorë, diçka që ai mendon se United nuk është në gjendje ta bëjë për momentin.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë humbi turneun para sezonit të klubit në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare, por tani është kthyer në Angli këtë javë.
Sipas gazetës spanjolle AS, Ronaldo kishte një pritje të ngrohtë nga shokët e tij të skuadrës pas kthimit të tij në terrenin stërvitor të klubit Carrington.
Ronaldo u pa duke mbërritur të martën në mëngjes së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes, dyshja me sa duket kanë zhvilluar bisedime me trajnerin Erik ten Hag. Takimi ishte për të diskutuar projektin e strategut të ri në klub dhe misionin e tij për të rikthyer ditët e lavdisë në Old Trafford.
Portugezi foli më pas me bashkëlojtarët e tij brazilian dhe portugez dhe u raportua se ai e ndërpreu bisedën duke u thënë miqve të tij: “Mirë, kaq, mjaft. Është koha për të stërvitur. Shkojmë”.
Pas stërvitjes, Ronaldo u ul me shokët e skuadrës për të ngrënë dhe atmosfera u cilësua si ‘e mirë’, që është një lajm i mirë për tifozët e United.
Është e qartë se pavarësisht dëshirës së tij për të kërkuar një largim, Ronaldo do të jetë gjithmonë profesionist në terrenin stërvitor.
Megjithatë, dëshira e tij së shpejti mund të prishet pasi opsionet e tij po zbehen ngadalë. Shumë klube të mëdha në mbarë kontinentin janë distancuar nga gara për nënshkrimin e Ronaldos.
Skuadra si Chelsea, Napoli, Juventus, Atletico Madrid dhe Bayern Munich kanë përjashtuar të gjithë një lëvizje për portugezin.
Të gjithë sytë tani do të jenë të fiksuar në çdo lëvizje të Ronaldos pasi e ardhmja e tij mbetet e pasigurt me afrimin e shpejtë të sezonit të ri. /Telegrafi/