Tifozët mbetën të habitur pas publikmit të numrit të goditjeve që u dhanë në meçin mes Jake Paul dhe Mike Tyson i cili përfundoi me fitoren e Paul pas vendimit unanim të gjyqtarit.
58-vjeçari Tyson u përball me Paul në atë që ishte meçi i parë i ‘Iron Mike’ që prej asaj të fundit ndaj Kevin McBride në vitin 2005.
Mbi 70 mijë tifozë ishin mbledhur në Dallaë Cowboys të Teksasit, teksa me miliona të tjerë e kanë ndjekur përmes Netflixit.
Kjo fitore bëri që rekordi profesional i Paul në boks të shkojë në 11 fitore dhe një humbje, teksa kjo e humbje e Tysonit ishte e shtata për të në karrierë, duke e çuar rekordin e tij në 50-2-7.
Sidoqoftë, nuk kishte shumë ankesa pasi gjyqtarët dhanë verdiktin e tyre me pikët 80-72, 79-73 dhe 79-73 për t’i dhuruar Paul fitoren.
Paul gjatë meçit u pa disa herë duke treguar mëshirë ndaj Tysonit pasi sa herë bënte një grusht të suksesshëm i lejonte atij kohë që të rikuperohej nga goditja e marrë.
Pas meçit, u publikua edhe numri i goditjeve që u dha në këtë meç e kjo konfirmoi se Paul kishte dhuruar 78 grushta në Tysonin nga 278 sa i ka tentuar gjithsej, teksa Tyson pati vetëm 18 goditje të suksesshme nga 97 sa i tentoi gjithsej./Telegrafi/