Aleksander Shyti dhe Altin Deda nga Shqipëria, janë të dyshuarit kryesorë, prapa asaj që besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit në Angli.
Policia i ka arrestuar 45 dhe 39-vjeçarin, që e organizonin punën dhe mirëmbanin punëtorinë, që të vetmen hyrje e kishte nga një derë e vogël në një gurore të braktisur, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, atë bunker në Avon të Wiltshire, e kishte ndërtuar Ministria e Mbrojtjes për nevoja të saj, për t’ia lëshuar më pas kompanisë Heinz, që e shfrytëzoi për të kultivuar për kërpudhat e supës.
Deri më tani, prej aty janë nxjerrë mbi 4,000 rrënjë kanabisi, që ishin të shpërndara në 40 dhomat e bunkerit që zyrtarisht është mbyllur para 20 vitesh.
Hetuesit po presin konfirmimin e inxhinierëve, të konfirmojnë nëse shtyllat e platformës janë të sigurta, për të nisur hetimet e hollësishme.
“Nuk kemi qenë në gjendje ta zbulojmë madhësinë konkrete të këtij bunkeri, por duket se ia kalon bunkerit Chilmark, në të cilën ishte improvizuar fabrika më e madhe e kanabisit deri më tani” thuhet në raportin policor.
Në anën tjetër, Shyti dhe Deda që po akuzohen për prodhim në kanabisit, janë paraqitur para Gjykatës së Lartë në Swindon.
Gjithçka ishte zbuluar nga disa eksplorues urban, që deshën të hynë në guroren e braktisur, por u sulmuan nga një njeri me shkop bejsbolli.
“Brenda kishte dritë, aty zhvillohej ndonjë veprimtari” ka ra qenë raporti i të riut në polici, që i parapriu bastisjes dhe zbulimit të fabrikës ilegale. /Telegrafi/