Telegrafi

Dalin pamjet se si policia e shpëtoi të riun në humnerën e Shpellës së Pëllumbasit (Video)

Policia e Tiranës ka publikuar momentet kur uniformat blu nxorën nga humnera në shpellën e Pëllumbasit shtetasin me inicialet F.D.

Rreth orës 12:15 të kësaj të shtune, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., pjesë e një grupi turistësh shqiptar.

Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Ndërsa shtetasi F. D., i cili fillimisht mbeti në një grykë kanioni, u nxor prej aty dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo po ashtu Dy të rinj bien në kanionin e Shpellës së Pëllumbasit

Ai është dërguar për një kontroll në spital. Gjithashtu vijon puna edhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Kërkimet do rifillojnë nesër në mëngjes nga Polumbarët e Reneas, tek gryka e lumit Erzen.