Telegrafi

Dalin pamjet se si Nasri u konfrontua me një tifoz të Arsenalit

Pamjet e një tifozi të Arsenalit duke fyer Samir Nasrin janë bërë virale në mediat sociale.

Francezi luajti për Arsenalin ashtu edhe për Manchester Cityn dhe ai ishte i pranishëm në Emirates kur Topçinjtë mposhtën skuadrën e Pep Guardiolës me rezultat 1-0.

Megjithatë, para ndeshjes, pamjet video tregojnë Nasrin të rrethuar nga stafi i sigurisë kur një tifoz agresiv fillon të bërtasë ndaj tij.

Lexo po ashtu Si tentoi ta grushtonte një tifoz i Arsenalit, Samir Nasrin derisa i bënte analizë derbit me Cityn

Sipas reporterit Alex Crook: “Një tifoz sapo u dëbua nga Emirates për shkak se u përlesh me Samir Nasrin pranë zonës së mediave dhe më pas tifozi filloi të gjuante me grushte. Një budalla absolu”.

Në video, tifozët e tjerë të Arsenalit dëgjohen duke i kërkuar atij të ndalojë dhe ta lërë Nasrin të qetë, por ai nuk i kushtoi vëmendje askujt.

Pavarësisht historisë së Nasrit, nuk ka kuptim që tifozët të mos respektojnë ish-lojtarët në këtë mënyrë. /Telegrafi/