Telegrafi

Dalin pamjet: Një serb dhe një boshnjak futen në një butik në Itali, vjedhin mallra me vlerë 200,000 euro

Një serb (37) dhe një boshnjak (43) u arrestuan dhe u dënuan para një gjykate në Varese, Itali, me tre vjet e katër muaj, ose tre vjet e dy muaj burg për grabitjen e një dyqani Gucci vitin e kaluar.

Dënimi i tyre, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi pasi ata vodhën mallra me vlerë rreth 200,000 euro – për vetëm 4 minuta.

Siç bëhet e ditur, grabitja ndodhi më 11 nëntor të vitit 2019, në qytetin Pieve del Cairo në rajonin e Lombardisë.

Ndryshe, gjashtë muaj më parë, karabinierët arritën të arrestonin një serb dhe një boshnjak, me banim në Milano, të cilët dyshohet të jenë drejtuesit e një bande prej katër personash që grabitën një butik.

Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat e huaja, të dy kanë pranuar përgjegjësinë.

Dhe janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që tregojnë grabitësit që “fluturojnë” nëpër një dritare të një butiku dhe më pas fillojnë grabitjen. /Telegrafi/