Telegrafi

Dalin pamjet nga vendi i aksidentit të frikshëm të Kobe Bryant – aty ku humbi jetën vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë

Legjenda e NBA-së Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter.

Tre trupa janë nxjerrë nga helikopteri i shkatërruar ku humbi jetën Kobe Bryant ndërsa tabloidi britanik Daily Mail ka publikuar fotografitë e para nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se helikopteri në momentin që ishte rrëzuar ishte përfshirë nga flakët, e që aty humbën jetë edhe shtatë persona të tjerë.

Foto: Daily Mail

Daily Mail ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, derisa aty shihen edhe ekipet e shpëtimit që kishin arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në ditën e djeshme kanë dalë edhe audio incizimet ku komunikonin piloti dhe baza që kishte regjistruar fluturimin e helikopterit.

Foto: Daily Mail

Piloti ishte paralajmëruar disa herë se po fluturonte poshtë dhe nuk do të mund të kalonte bjeshkën e madhe që ishte para tij.

Ai kishte filluar të rikthehej, por që ishte shumë vonë për të bërë një gjë të tillë dhe helikopteri u rrëzua.

Foto: Daily Mail

Piloti kishte fluturuar po ashtu në kushtet tejet të dobëta atmosferike, shkaku që në ato momente vendin e kishte kapluar një mjegull dhe dukshmëria nuk ishte e pastër.

Këta faktor bënë që helikopteri të rrëzohej e që legjenda e basketbollit së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare humbën jetën aty. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail
Foto: Daily Mail
Foto: Daily Mail
Foto: Daily Mail
Foto: Daily Mail