Telegrafi

Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme (24 janar) në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Nga informacionet paraprake që kanë njoftuar mediat shqiptare, nuk është raportuar për persona të lënduar nga ky shpërthim.

Policia shqiptare tani ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Lexo po ashtu Eskalon situata në Shqipëri, FSHF i nxjerr audio incizimin Erion Veliajt i cili flet fjalë banale duke thënë se synon ta kontrollojë futbollin

Ndërkohë gazeta shqiptare Panorama Sport ka publikuar videon nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shumta të rendit.

Kujtojmë që ditëve të fundit Armand Duka ka nisur një ‘luftë’ në distancë me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /Telegrafi/