Ka pasur disa skena të pakëndshme pas derbit të së dielës së kaluar në veri të Londrës.
Menjëherë pasi Arsenali mori një fitore komode 2-0 në stadiumin Tottenham Hotspur, Aaron Ramsadale u sulmua nga një tifoz.
Pas një ndërveprimi të nxehtë me Richarlison brenda zonës së rreptësisë, portieri shkoi të mblidhte shishen e tij me ujë pas portës dhe atëherë gjërat u përkeqësuan.
Ramsdale kishte puthur simbolin e Arsenalit përpara se të nisej, por kjo nuk është ende asnjë justifikim për ngjarjet tronditëse që ndodhën.
Mbështetësi në fjalë i Spurs – i cili ende nuk është identifikuar – vrapoi përpara turmës, qëndroi në tabelën e reklamave dhe goditi Ramsdale në shpinë.
Për fat të mirë, gardiani kryesor i Gunners nuk u lëndua rëndë dhe ishte në gjendje të largohej nga incidenti.
Por, fakti që u lejua të ndodhte është jashtëzakonisht shqetësues dhe pamjet e momentit të kapura nga tribuna vetëm e bëjnë atë edhe më tronditëse. /Telegrafi/
from a camera that is clearer and different sides Richarlison & Fans vs Aaron Ramsdale#TOTARS #NorthLondonDerby pic.twitter.com/ieDwboFiu0
— TheBOMBOMs (@TheBOMBOMs) January 16, 2023