Jose Mourinho është duke e testuar Romën në këtë fazë përgatitore për edicionin 2021/2022.
Miqësorja e fundit ndaj Debrecen u fitua 5-2, por momentin e ndeshjes e rrëmbeu dikush tjetër që arriti të nervozonte Special One.
Mourinho është një tip që nuk kënaqet kurrë. Trajneri portugez pretendon maksimumin nga të gjithë.
Në një moment u zemërua keq me Ebrima Darboe, mesfushorin nga Gambia. 20-vjeçari e nisi takimin si titullar, teksa në një moment kreu një pasim gabim, me topin që përfundoi jashtë.
“Darboe, zgjohu k**n! Çfarë dreqin bën kështu?”, ishte fjalia e Special One.
Fjalë që djaloshi nuk do i harrojë lehtë, por do i shërbejnë të rritet e përmirësohet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PskuwgAjrbQ