Dalin pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në Tiranë, dhe pasi i ka vrarë largohet qetësisht.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.
Orari i kamerave të sigurisë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi ngjarja.
Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej kamerave rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat.
I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.
Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.
Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij. /TV Klan/