Telegrafi

Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital

Barnabas Varga ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen që Hungaria e fitoi me rezultat 1-0 ndaj Skocisë në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024.

Derisa pjesa e parë kishte përfunduar pa gola, në pjesën e dytë të dy ekipet kërkonin golin e fitores.

Por, në minutën e 67-të, portieri i Skocisë, Angus Gunn bëri një ndërhyrje brutale në Varga, duke e lënë të shtrirë në fushë pa ndjenja.

Lexo po ashtu Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha

Lojtarët e Hungarisë reaguan shpejt duke e kërkuar ndihmën e parë, ndërsa u krijuar një rrethojë për të mos lejuar që tifozët të shihnin atë pamje.

Varga u largua nga fusha, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk ka ndonjë raportim rreth gjendjes së tij, por që lëndimi është i rëndë. /Telegrafi/