Site icon Telegrafi

Dalin pamjet e zënkës mes nxënësve në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog (Video)

Në gjimnazin “Haxhi Zeka” të Istogut disa nxënës janë përleshur mes vete të premten e javës së kaluar.

Në këtë shkollë janë edhe tre mësimdhënës që po përballen me organet e drejtësisë si pasojë e disa mosmarrëveshjeve që i kanë nisur për punë dhe kanë mbaruar në personale.

Drejtuesi i kësaj shkolle, Ibrahim Bytyqi dyshon se nxitës i përleshjes ka qenë mësimdhënësi Arlind Bajra, i cili shihet edhe në filmimet e kamerave të sigurisë.

“Nuk dua të paragjykoj por janë shenjat se këtu ka qenë një skenar i përgatitur”, ka thënë drejtori Bytyqi, raporon Klan Kosova.

E nxënësit kanë mohuar që rasti të jetë nxitur nga mësimdhënësi Bajra.

Exit mobile version