Telegrafi

Dalin pamjet e zënkës mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit, lojtarët e tjerë u desh t’i ndajnë

Në stërvitjen e sotme të Kosovës, ka ndodhur një zënkë mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit.

U raportua se kanë qenë lojtarët ata që e kanë i kanë ndarë dyshen.

Insport e ka zbuluar edhe me video momentin e sherrit mes dy lojtarëve, ku shihen që të dy janë afër njëri – tjetrit dhe për një moment fillojnë fjalët mes tyre.

Situata u acarua bukur shumë mes Zhegrovës dhe Kolollit, ku u përdorën edhe shtyrjet mes tyre. Aty u desh ndërhyrja e stafit për ta qetësuar situatën.

Në mes ishte edhe trajneri Muharrem Sahiti, që së bashku me të tjerët i ndanë dyshen.

Gjithsesi, vazhdimi i stërvitjes ka kaluar shumë mirë, me shpresë se kjo ngjarje nuk do të ketë asnjë ndikim në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/