Site icon Telegrafi

Dalin pamjet e përplasjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias

Pas raportimeve për një përplasje fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias në media, janë publikuar disa pamje që tregojnë konfliktin e supozuar fizik.

Princ Leka pati deklaruar se ish-vjehrri i tij ishte i përfshirë gjithashtu në këtë përplasje fizike, derisa sa supozoi se e kishte goditur me një mjet, sipas tij, statujë e drurit.

Lexo po ashtu Deklaratat e plota: Si nisi zënka e Princ Lekës dhe Elia Zaharias që përfundoi në përplasje fizike

Tani në videon që po bën xhiron në mediat vendore e cila duket që është e xhiruar nga vetë Princi Leka, duket se dëshmon deklaratën e këtij të fundit, pasi babai i Zaharias u pikas me një mjet të dyshimtë.

Në video tjetër, tregon më gjerësisht konfiktin fizik të çiftit, ku përfshihet edhe ish-vjehrri. Në këto pamje shihet Zaharia duke bërtitur: “Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë, ke prekur me dorë babin tim, i ke gjuajtur babit tim 70 vjeç”.

Teksa i thotë këto, Elia shihet duke e goditur me grushta Princin, derisa babai i saj mundohet ta ndalë.

Elia më tutje shprehet: “Do të të çoj në gjyq ty, mos ma bëj viktimën. Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke bërë shkollë, ti s’ke shkollë”. /Telegrafi/

Exit mobile version